Një burrë kapet duke ngjitur kullën Eiffel, panik në Paris!
Një burrë u arrestua pasi u ngjit në Kullën Eiffel disa orë para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike. Ai u pa duke u ngjitur në kullë rreth orës 14:45 me orën lokale dhe oficerët ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan atë.
Videot në mediat sociale tregojnë një burrë pa këmishë duke ngjitur kullën pak sipër unazave olimpike që e kanë zbukuruar atë gjatë lojërave olimpike. Associated Press raportoi se policia franceze evakuoi zonën përreth Kullës Eiffel gjatë incidentit, ndërsa CNN gjithashtu raportoi se kulla ishte evakuuar, duke cituar policinë. Kulla Eiffel ishte pjesa qendrore e finales së madhe të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, por nuk pritej të shfaqej në ceremoninë e mbylljes më vonë të dielën.
Olimpiada “Paris 2024” u mbyll në mënyrë spektakolare, me Tom Cruise që u hodh nga çatia e stadiumit “Stade de France”. Aktori 62-vjeçar la me gojë hapur mijëra spektatorë dhe sportistë të pranishëm në ceremoninë e mbylljes se eventit ku Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, mori dy medalje bronzi.
Pasi zbriti në tokë, Tom Cruise mori flamurin olimpik nga gjimnastja amerikane Simone Biles dhe kryebashkiakja e Los Angeles. Flamurin ai e vuri në pjesën e pasme të një motori dhe doli nga stadiumi me shpejtësi, ndërkohë që të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur performancën e yllit hollivudian.