Protestë për lirimin e Noizy-t? Menaxheri i reperit: Padrejtësi! Do të ndjekim vetëm rrugën ligjore për pastrimin e baltës mbi emrin e tij
Menaxheri i Noizy-t ka reaguar pas thirrjeve të disa artistëve për protesta për lirimin e reperit, i cili ndodhet në qeli në pritje të ekstradimit drejt Kosovës ku është shpallur në kërkim për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub në Pejë.
Ermir Gjyzeli u shpreh se as familja e Noizyt dhe as stafi menaxherial nuk ka ndërmarrë masa për organizimin e asnjë proteste, duke theksuar se do ndjekin rrugën ligjore për pastrimin e emrit të tij.
Reagimi i plotë:
Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).
Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.
Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt
Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie.
Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës
Stafi menaxherial