BAFTA refuzon kërkesën për të shtuar kategorinë ‘pa gjini’ në ndarjen e çmimeve!!
BAFTA u ka dhënë një goditje të papritur yjeve që së fundmi janë shpallur si jobinarë (pa gjini), duke vendosur, (pasi kaluan dy vjet duke debatuar mbi çështjen e mprehtë të kategorive gjinorë të aktrimit), që kandidatët për çmime do të duhet të zgjedhin një anë dhe të zgjedhin nëse duan të konkurrojnë si ‘aktorë’ apo ‘aktore’, pra në kategorinë meshkuj apo gra.
Njoftimi i vendos të famshmit jobinarë si Emma Corrin, Emma D’Arcy dhe Bella Ramsey në një pozicion të ndërlikuar. Udhëzimet e rishikuara të publikuara javën e kaluar thonë se producentët e filmit duhet të konfirmojnë identitetin gjinor të secilit kandidat për nominim. Sipas organizatorëve të ndarjes së çmimeve BAFTA i takon pjesëmarrësit të zgjedhë se në cilën kategori do të bëjë pjesë dhe se shtimi i një kategorie ‘jobinarë-pa gjini’ është e pamundur. Një zëdhënës i BAFTA tha se ndërsa kategoritë e aktorit dhe aktores më të mirë do të mbeten, certifikata dhe kupa mund të mbajnë termin ‘performues’ nëse kjo preferohej nga fituesi.