Ç’ndodhi? Fansat totalisht të zhgënjyer në koncertin e Adele!
Fansat e Adele e kanë cilësuar mënyrën e saj të organizimeve të koncerteve në Mynih këtë verë si një ‘shaka absolute’ pasi ata paguan deri në 350 paund britanik për bileta, por u duhej të hipnin mbi karrige për të parë skenën.
Dashamirësit e këngëtares nuk ishin në gjendje ta shihnin atë mbi njerëzit që qëndronin para tyre.
Në një klip të shpërndarë në TikTok, i cili është parë 1.5 milionë herë, fansat janë filmuar duke hipur mbi karrige, gjë që, nga ana tjetër, detyron të tjerët pas tyre të ngjiten po ashtu mbi karrige duke u krijuar një kaos i vërtetë.
Një fans i zhgënjyer shkroi në komente: ‘Pagova 316 £ dhe nuk mund të shihja asgjë’. Një tjetër shtoi: ‘Punëtorët e sigurimit po i urdhëronin njerëzit të uleshin, kështu që të gjithë ishim në nivel. Ishte një shaka absolute. Paguam gjithë ato para për të mos parë pothuajse asgjë.’