Lautaro Martinez rinovon me Interin!

vovalbania August 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lautaro Martinez rinovon me Interin!

Inter konfirmoi se Lautaro Martinez ka vendosur të qëndrojë në Itali. Kubi italian vendosi të zgjasë bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2029. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”. Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë titullin me shënimin e 24 golave dhe duke dhuruar gjashtë asiste. Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit. Argjentinasi është pjesë e bardhezinjve që nga viti 2018, kur u afrua nga Racing dhe që nga ajo kohë ka luajtur 206 ndeshje, ndërsa ka shënuar 103 gola në total.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE