Mariah Carey shpall turneun emocionues të Krishtlindjeve!
“All I Want For Christmas Is You” mbush 30 vjeç këtë vit dhe këngëtarja Mariah Carey do të vijë në 20 qytete për të festuar me fansat e saj këtë moment historik. 55-vjeçarja, pesë herë fituese e Grammy-t , ndau lajmet dhe datat e turneut në Instagram duke publikuar një fotografi të saj me një fustan të kuq vezullues, magjepsës, rrethuar nga pemët e Krishtlindjeve. “Nuk ka ardhur ende koha, por kam një lajm emocionues. Koha e Krishtlindjeve e Mariah Carey, turneu im më i madh i festave deri më sot, po vjen në 20 qytete duke filluar nga 6 nëntori 2024”-filloi postimi i saj.
Turneu fillon më 6 nëntor në Highland, Kaliforni dhe përfundon më 17 dhjetor në Brooklyn. Albumi “Merry Christmas”, i cili përmban hitin e saj më të madh, u publikua në 1994 duke shitur 15 milionë kopje. Carey ka zbuluar së fundmi një strategji që e ndihmon të qëndrojë e ekuilibruar nën presionin e vëmendjes së medias. Këngëtarja thjesht nuk i lexon lajmet që shkruhen për të. Duke folur për revistën “People”, 55-vjeçarja shprehu se ky është mekanizmi i saj kryesor për të menaxhuar famën e saj.
Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mekanizmi im për të menaxhuar famën.
Pavarësisht suksesit të saj të vazhdueshëm, Carey ka marrë vendime të qarta për të mbrojtur jetën e saj personale nga mendimet dhe komentet e të tjerëve. Këngëtarja e famshme e hitit “Always Be My Baby” ka kaluar një ndarje të bujshme vitin e kaluar nga ish-i dashuri i saj, Bryan Tanaka, me të cilin ka qenë në një lidhje që zgjati pothuajse shtatë vjet. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka.