“Nuk ishte dashuri me shikim të parë…”/Princi Albert flet për marrëdhënien me Princeshën Charlene!

vovalbania August 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë…”/Princi Albert flet për marrëdhënien me Princeshën Charlene!

Për Princin Albert dhe Princeshën Charlene të Monakos, nuk ishte dashuri me shikim të parë. Ndërsa çifti u njoh në vitin 2000, ata filluan një lidhje në vitin 2005. Ata u martuan në vitin 2011. “Nuk e di nëse ne ramë në dashuri atëherë”-pranoi Albert, 66 vjeç, në Paris Match për Charlene, 46 vjeçare. “E dini, pas kësaj, unë nuk e pashë më Charlene për disa vjet”-shpjegoi ai. “Mendova se ajo ishte një notare e shkëlqyer dhe se ishte miqësore, e lumtur dhe e afrueshme”.

Charlene, një notare olimpike, po përfaqësonte vendlindjen e saj Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000 kur takoi burrin e saj të ardhshëm. “Kemi kaluar shumë mirë”-tha Alberti. “Nuk e di nëse duhet ta them këtë, por… e futa në telashe, sepse nuk e çova në ‘shtëpinë’ e saj në kohë”. Dyshja viteve të fundit janë komentuar tejet shumë për një divorc, me thashethemet që kanë qarkulluar kudo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63942 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE