Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit? Miku i fotografes zbulon planin e çiftit
vovalbania
August 13, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar. Edhe pse raporti i tyre u zhvillua në një situatë të pazakontë, kur Princi ishte në proces divorci me Elia Zaharinë, dyshja nisi bashkëjetesën.
Por duket se dasma po vjen para një konfirmimi nga vetë çifti për romancën e tyre.
Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.