Shuhet në moshën 46-vjeçare ylli i “Pokemon”, Rachael Lillis!

vovalbania August 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 46-vjeçare ylli i “Pokemon”, Rachael Lillis!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare Rachael Lillis, aktorja që rrëmbeu vëmendje me zërin e saj në shumë filma dhe seri “Pokemon” si personazhet Misty, Jessie. Lillis u diagnostikua me kancer gjiri në maj. Veronica Taylor, bashkë-ylli i “Lillis” në “Pokemon”, postoi një deklaratë në rrjete sociale ku njoftoi vdekjen e Lillis.

“Me zemër të thyer ndaj lajmin për vdekjen e Rachael Lillis të shtunën në mbrëmje, 10 gusht 2024. Rachael ishte një talent i jashtëzakonshëm, një dritë që shkëlqente përmes zërit të saj qoftë duke folur apo duke kënduar. Ajo do të mbahet mend përgjithmonë për rolet e shumta të animuara, me interpretimet e saj ikonike si Misty dhe Jessie nga “Pokemon” që janë më të dashurat. Rachael ishte shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen bujare që iu dha teksa luftonte me kancerin”. Lillis filloi aktrimin në vitet 1990 dhe u shfaq në qindra shfaqje televizive, seri të animuara, video lojëra deri në fund të viteve 2010.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE