Barack Obama zbulon listën e këngëve të tij të preferuara për këtë verë!

vovalbania August 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barack Obama zbulon listën e këngëve të tij të preferuara për këtë verë!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka publikuar edhe këtë vit listën verore të këngëve të tij të preferuara. Këngët kryesore përfshijnë ‘365’ të Charli XCX, si dhe ‘Million Dollar Baby’ të Tommy Richman dhe ‘One of these Things First’ të Nick Drake. Presidenti i 44-të i SHBA-ve gjithashtu kënaqet duke dëgjuar këngën e Billie Eilish ‘Chihiro’ nga albumi ‘Hit Me Hard and Soft’, ‘Texas Hold’Em’ të Beyoncé nga ‘Cowboy Carter’, ‘Perro Negro’ nga Bad Bunny, nga Shaboozey ‘A Bar Song (Tipsy)” me Tems, Bonny Light Horseman, Pharoah Sanders, Samara Joy dhe Charles Mingus.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

“Teksa vera po i afrohet fundit, doja të ndaja disa këngë që kam dëgjuar kohët e fundit”-shkroi Obama në një postim në rrjetet sociale. “Shpresoj të gjeni diçka të re për të dëgjuar!” Obama vazhdon traditën që filloi në vitin 2015 kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, për të ndarë dy herë në vit listat e librave të tij të preferuar, zgjedhjeve muzikore dhe filmave.

Ish-presidenti amerikan dhe bashkëshortja Michelle Obama, kanë mbështetur së fundmi Kamala Harrisin për garën e saj për Shtëpinë e Bardhë. Zv.presidentja amerikane tani ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga dy prej figurave demokrate më popullore në Shtetet e Bashkuara.

Mbështetja e cila u bë publike përmes një videoje ku shfaqet Harris duke biseduar në telefon me çiftin Obama, vjen në kohën kur Harris po kërkon kandidaturën presidenciale për përballjen me rivalin republikan, Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti aktual, Joe Biden u bind të tërhiqet pas presionit në rritje e pikëpyetjeve të shtuara për gjendjen e shëndetit mendor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63925 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE