Denis Meçe tregon versionin e tij për vrasjen e Egli Proga: “Nuk e njihja, veprova pa dashje

vovalbania August 14, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Denis Meçe tregon versionin e tij për vrasjen e Egli Proga: “Nuk e njihja, veprova pa dashje

Ngjarja tragjike që tronditi qytetin e Pogradecit po zbardhet me rrëfime të reja nga autori i dyshuar, Denis Meçe.

Në një dëshmi të fundit të zbuluar nga Top Channel, Meçe ka dhënë një version të ndryshëm të asaj që ndodhi atë natë fatale.

Sipas tij, ai nuk kishte asnjë njohje paraprake me viktimën, Egli Proga, dhe incidenti ka nisur për shkak të një keqkuptimi mes tyre, ku ndikim të madh kishte edhe alkooli.

Në deklaratën e tij, Denis Meçe thekson se e kishte kaluar ditën duke konsumuar alkool, gjë që kishte ndikuar në reagimet e tij. Ai rrëfen se, gjatë kohës që ishte në një lokal, Egli Proga kishte hyrë dhe i kishte ofruar cigare.

Sipas Meçes, pas këtij gjesti, Proga e kishte fyer pa arsye, çka shkaktoi një përplasje verbale mes tyre.

“Unë nuk e njihja atë djalë. Ai më ofendoi pa arsye, pasi ishte në gjendje të dehur,” ka thënë Meçe në dëshminë e tij.

Situata eskaloi kur Meçe, i nxitur nga fyerjet e vazhdueshme, e ftoi Progën jashtë lokalit për t’u sqaruar. Në përballjen e tyre, ai pretendon se e goditi vetëm për të qetësuar situatën, por Proga u rrëzua dhe nuk u ngrit më.

Në dëshminë e tij, Meçe shprehet i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës, duke theksuar se nuk kishte qëllim ta vriste apo t’i shkaktonte dëmtime.

Ai pranon se frika nga situata e krijuar e shtyu të largohej nga vendngjarja pa u dorëzuar menjëherë në polici.

Ky rrëfim i Denis Meçes ngre pikëpyetje të reja për rrethanat e vrasjes së Egli Proga, ndërsa hetimet vazhdojnë për të hedhur dritë mbi të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Deklarata:

“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63939 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE