Dhunimi i Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, flet Kreu i Policisë

vovalbania August 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunimi i Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, flet Kreu i Policisë

Ngjarja e rëndë e dhunimit të Klea Prengës nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha ka tronditur opinionin publik pas publikimit të pamjeve të tmerrshme në rrjetet sociale.

Klea Prenga ka ndarë në Instagram plagët e rënda që ka marrë në fytyrë pas sulmit brutal. Ndërkohë, çështja tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa policia vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarave.

Prokuroria e Tiranës po merret intensivisht me hetimin e rastit, ndërsa policia ka deklaruar se po punon për kapjen e motrave Berisha, të cilat janë shpallur në kërkim.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë një deklaratë optimiste duke theksuar se arrestimi i tyre është çështje kohe.

“Policia është angazhuar për kapjen e personave dhe shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre,” tha Rrumbullaku, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat për të lokalizuar të dyshuarat.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, publiku pret me interes zhvillimet e mëtejshme dhe drejtësinë për Klea Prengën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64392 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE