Erjola Doçi flet për sezonin e ri televiziv, ja ku mund ta shohim ish-banoren e BBV

vovalbania August 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erjola Doçi flet për sezonin e ri televiziv, ja ku mund ta shohim ish-banoren e BBV

Erjola Doçi nuk e ka aspak problem t’i thotë hapur ambiciet e veta televizive. Tashmë, ajo është pjesë e “E Diell”, në Top Channel për disa sezone, por është gati që të nisë diçka të re, të sajën, bebe, siç e quan ajo – një projekt i krijuar dhe i moderuar prej saj.

Por kjo mbetet për t’u parë në sezonin e ri televiz. Sigurisht, çdo projekt i ri do të vijë në Top Channel, por Erjola nuk do të zbulojë më shumë se çfarë ka ndër mend të bëjë të re.

Megjithatë, e pyetur nëse ka ndonjë program që ajo do të kishte dashur ta prezantonte, sigurisht që e ka një emër – “Fan Club-i i Big Brother VIP”.

“Më pëlqen që të sjell diçka vetë, një bebe vetë, patjetër që në Top, aty do jem. Po mendoj për diçka timen, që dua ta sjell. Pas pushimeve do e sjell gjënë gati, po nëse do më pëlqente diçka, më pëlqen Fan Club-I, pse jo? Nuk ka një moderator fikse, është një emision që ka ndryshuar dhe, pse jo? Mendoj se mund të përshtatej me mua”, – thotë Erjola duke shtuar se nuk i pëlqen të zërë vendin e askujt, ndaj zgjodhi edhe një emision që nuk e ka dikush.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE