Erjola Doci ka një këshillë për konkurrentët e “Big Brother VIP 4”

vovalbania August 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erjola Doci ka një këshillë për konkurrentët e “Big Brother VIP 4”

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, është shprehur se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” duhej që të ngrinte tonet më pak.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, në Top Channel, ish-banorja shtoi se ‘është njeri ekspresiv dhe impulsiv’.

“Duhej të kisha luajtur edhe më shumë. Nuk duhej mbase të ngrija tonet më shumë, po unë jam një njeri ekspresiv dhe impulsiv, po aq e kam, me thënë të drejtën 5 minuta”, tha Erjola Doçi.

“Një këshillë që do i kishe dhënë një personazhi publik që do futet në Big Brother VIP 4, cila do ishte ajo këshilla?”, e pyeti moderatorja e njohur, Lei Kraja.

Doçi i tha që të jetë vetvetja dhe të mos marrë direktiva. Gjithashtu ajo shtoi se duhet të jetë më zemërgurë se sa i ndjeshëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ji vetvetja dhe stakoje trurin. Mos mendo ça ka ndodhur jashtë, ça po ndodh jashtë, po mendo se sa mund të japësh nga vetja. Mos merr direktiva nga askush dhe mos ji kaq i ndjeshëm, aty duhen njerëzit më zemërgurë ndoshta”, tha moderatorja Erjola Doçi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64394 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE