Së shpejti fëmijë dhe fejesë me Sarën

vovalbania August 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti fëmijë dhe fejesë me Sarën

Javë më parë blogerja Sarah Berisha shprehu dëshirën që ajo dhe Dj PM të bëhen prindër.

Edhe ky i fundit nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, por ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të re në këtë aspekt.

Në një intervistë për Onima, Dj PM është shprehur se e sheh veten baba dhe nuk do të jetë një lajm që do ta mbajnë të fshehtë.

“Ajo që më çudit në këtë debat është që unë s’kam parë që njeriu të fejohet tinëz.
E di pse nuk e bëj? Sepse në njëfarë forme, njerëzit që na përkrahin dhe kanë dashur prej fillimit edhe mua, edhe Sarën sa kemi qenë në Big Brother, në njëfarë forme, e them në thonjëza, ua kemi borxh që t’ua tregojmë që kemi marrë një hap më të rëndësishëm në jetë, kemi marrë një hap më të madh kështu që nuk besoj që do të fejohemi dhe mos ta dijë askush, është e palogjikshme”, tha ai pos tjerash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE