Vince Vaughn nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame!
Aktori, producenti dhe skenaristi Vince Vaughn, u nderua në ‘Hollywood Walk of Fame’ me një yll që mban tashmë emrin e tij. Vaughn fillimisht tërhoqi vëmendjen e kritikëve dhe audiencës në filmin hit të Doug Liman, “Swingers”. Shprehja e tij e shumë-përsëritur gjatë gjithë filmit “Ti je kaq para”, u bë pjesë e gjuhës popullore të mesit të viteve ’90.
Aktori ka luajtur në një seri filmash komik si, “Dodgeball: A True Underdog Story”, “Wedding Crashers” dhe “Couples Retreat”. Në ceremoninë e së hënës, Vaughn-it iu bashkuan gruaja dhe fëmijët, prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dhe tha se ishte “shumë mirënjohës që u përfshi në këtë gjë”.
I lindur më 28 mars 1970, në Minneapolis dhe i rritur në periferi të Chicagos të Buffalo Grove dhe Lake Forest, Vaughn tha se ndihet sikur është rritur në Kaliforni. Vaughn bëri debutimin e tij profesional në një episod të vitit 1989 të dramës televizive “China Beach”. Roli i tij i parë në film erdhi në dramën e futbollit të vitit 1993 “Rudy”. Ai mori pjesë edhe në filma të tjerë si: “The Lost World: Jurassic Park”, “Into The Wild”, “The Internship”, “The Breakup”, “Four Christmases, dhe “Hacksaw Ridge” etj.