7.15 milionë dollarë dëmshpërblim për afrikano-amerikanin, bëri 48 vite burg për një vrasje që nuk e kishte kryer!

vovalbania August 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
7.15 milionë dollarë dëmshpërblim për afrikano-amerikanin, bëri 48 vite burg për një vrasje që nuk e kishte kryer!

Një 71-vjeçar afrikano-amerikan do të marrë 7.15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se ka kaluar gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e ka kryer në shtetin amerikan të Oklahomas. Kur u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, Glenn Simmons personi më gjatë i burgosur gabimisht në historinë e SHBA-së. Pasi u lirua pasi kreu 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg, ai ngriti një padi kundër qytetit Edmond, Oklahoma dhe një inspektori policie që luajti rol në arrestimin e tij. Këshilli Bashkiak i Edmondit miratoi një zgjidhje jashtë gjykatës për të shmangur shndërrimin e çështjes në një betejë ligjore.

Marrëveshja përfundon “pjesërisht” padinë “kundër qytetit dhe policisë” që përdori prova të falsifikuara për të akuzuar Simmons “për vrasje”, shpjeguan avokatët e tij në një deklaratë. “Simmons kaloi një kohë tragjikisht të gjatë në burg për një krim që nuk e kreu,”-këmbënguli Elizabeth Wang, një anëtare e ekipit të tij ligjor. “Megjithëse ai nuk do ta kthejë kurrë atë kohë, zgjidhja me qytetin e Edmondit do ta lejojë atë të ecë përpara ndërsa ai vazhdon të mbrojë të drejtat e tij” duke luftuar Oklahoma City dhe inspektorin”-tha Wang. Kur u kontaktua nga AFP, bashkia e Edmondit nuk pranoi të komentonte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64041 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE