“Big Brother VIP 4” më shpejt nga sa e prisnim…

vovalbania August 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Big Brother VIP 4” më shpejt nga sa e prisnim…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

3 edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta. E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”. Duket se tashmë ekipi ka nisur punën për edicionin e ri të këtij reality show, pasi “BBV4” do të nisë më shpejt nga sa e mendonim.

Lajmin e shumëpritur e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë

Big Brother Vip po vjen

Menjëherë pas këtij lajmi janë ngritur shumë pikëpyetje dhe kureshtja e publikut është e madhe. Sa ndryshe do të jetë këtë vit edicioni i ri? Kush do të jenë banorët e rinj? A do të jenë përsëri Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj opinionistë?  A do të jetë përsëri Ledion Liço moderatori i këtij reality show?

Për përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjera na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më tepër…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE