Çfarë dihet për linë e majmunëve të shpallur emergjencë globale nga OBSH-ja? Kush rrezikon të preket dhe sa është rreziku për vdekje?

vovalbania August 15, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë dihet për linë e majmunëve të shpallur emergjencë globale nga OBSH-ja? Kush rrezikon të preket dhe sa është rreziku për vdekje?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi të mërkurën se përhapja e madhe e lisë së majmunëve – e njohur si mpox – në Afrikë, është emergjencë globale për shëndetin publik, duke paralajmëruar se ajo mund përfundimisht të përhapet në gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi të mërkurën se përhapja e madhe e lisë së majmunëve, e njohur si mpox  në Afrikë, është emergjencë globale për shëndetin publik, duke paralajmëruar se ajo mund përfundimisht të përhapet në gjithë botën.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e bëri këtë njoftim pas një takimi të komitetit për emergjenca të agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara. Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve e shpalli të martën linë e majmunëve emergjencë për shëndetin publik në kontinent afrikan. OBSH-ja ka thanë se janë shënuar 14.000 raste dhe 524 vdekje këtë vit në Afrikë, duke tejkaluar shifrat e vitit të kaluar. Deri tani, mbi 96 për qind e të gjitha rasteve dhe vdekjeve kanë ndodhur në vetëm një shtet, në Kongo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) tha të enjten se në Kosovë nuk ka asnjë rast me linë e majmunëve dhe as vend për panik, por bëri thirrje për kujdes. Shkencëtarët janë të shqetësuar nga përhapja e një versioni të ri të kësaj sëmundjeje në Kongo, i cili mund të bartet më lehtë mes njerëzve. Më poshtë mund të lexoni se çfarë dimë për linë e majmunëve dhe çfarë mund të bëhet për ta frenuar atë:

Çfarë është lija e majmunëve?

Lija e majmunëve, e njohur edhe si monkeypox, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958, kur nuk kishte përhapje të sëmundjeve të llojit të “pox”-it te majmunët. Deri së voni, shumica e rasteve te njerëzit kanë ndodhur në Afrikën qendrore dhe atë perëndimore, pasi ata kishin kontakt të afërt me kafshët e infektuara.

Më 2022, u konfirmua për herë të parë përhapja e virusit edhe përmes seksit, duke shkaktuar përhapjen e tij në më shumë se 70 vende të botës, në të cilat nuk kishte pasur raste të raportuara me mpox në të kaluarën. Mpox i takon të së njëjtës familje të viruesve si smallpox, por shkakton simptoma më të forta si, temperaturë, ethe dhe dhimbje trupi. Në rastet më të rënda, të prekurve mund t’iu shfaqen plagë në fytyrë, duar, gjoks dhe organe gjenitale.

Çfarë po ndodh në Afrikë që e ka shkaktuar gjithë këtë shqetësim?

Numri i rasteve është rritur bujshëm. Javën e kaluar, Qendra Afrikane për Parandalimin dhe kontrollimin e Sëmundjeve raportoi se lija e majmunëve është vërejtur në së paku 13 shtete afrikane. Agjencia tha se kjo është një rritje prej 160 për qind e rasteve dhe një rritje prej 19 për qind e vdekjeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në fillim të këtij viti, shkencëtarët raportuan për arritjen e një lloji të ri të lisë së majmunëve në një qytezë miniere në Kongo, i cili vrau rreth 10 për qind të banorëve dhe thanë se ai ka mundësi të përhapet me lehtësi.

Për dallim nga shpërthimet e virusit të lisë së majmunëve (mpox) në të kaluarën, kur plagët shiheshin vetëm në gjoks, duar dhe këmbë, forma e re e këtij virusi shkakton simptoma më të forta dhe plagë shfaqen edhe në organe gjenitale. Kjo e bën më të vështirë vërejtjen e sëmundjes, që nënkupton se njerëzit mund t’ua bartin atë të tjerëve pa e ditur se janë të prekur.

Çfarë nënkupton shpallja e emergjencës globale?

Shpallja e emergjencës globale nga OBSH-ja ka për qëllim t’i nxisë donatorët dhe shtetet të veprojnë. Megjithatë, reagimi botëror ndaj shpalljeve të emergjencave në të kaluarën ka qenë i përzierë. Drejtori i Qendrës Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, Jean Kaseya, tha se shpallja e emergjencës globale ka për qëllim “mobilizimin e institucioneve, vullnetit tonë të përbashkët dhe resurseve tona, për të vepruar menjëherë dhe me vendosmëri”.

Është e qartë se strategjitë e tanishme për kontroll nuk janë duke dhënë fryt dhe nevoja për më shumë resurse është e dukshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65158 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE