Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Liam Payne, shkak komenti i papërshtatshëm ndaj partneres së tij!
Këngëtari i njohur Liam Payne është kritikuar nga fansat për një koment ‘mizogjenist’ ndaj të dashurës së tij Kate Cassidy. Ish-ylli i grupit muzikor One Direction, u bë viral në rrjete sociale pasi Kate, ndau një video në TikTok duke treguar veshjet e tyre përpara se të dilnin në mbrëmje në Manchester. Kate tregoi se kishte veshur një jelek të zi dhe pantallona pak poshtë gjurit, ndërsa Liam në një moment aspak i lumtur në fytyrë shprehet:
Dukesh mirë, bukur dhe e mbuluar një herë të vetme.
Fansat mbetën të shokuar nga komenti, duke komentuar kudo nëpër rrjete sociale për të vënë në dukje natyrën hipokrite të komentit të tij, duke qenë se ai ka pozuar pa këmishë dhe më parë ka publikuar këngën “Strip That Down”. Ata komentuan:
“Dukesh mirë, e bukur dhe e mbuluar një herë të vetme???”. Vajzë e di që po e shtir atë të qeshurën në fund’, Një mizogjen i tërbuar.
Të tjerët shkruan:
Liam duket vërtet i pakëndshëm, dua të them që ju mund ta dalloni fjalë për fjalë nga gjuha e tij e trupit dhe shprehja e fytyrës. Nuk më ka pëlqyer kurrë as kur isha adoleshente.
Megjithatë, ka pasur dhe shumë komente të tjera që nuk kanë reaguar aq ashpër kundrejt Liam. Shumë e kanë konsideruar atë thjesht shaka dhe nuk ka pse të ekzagjerohet aq shumë.
Është thjesht shaka! Qetësohuni!
Së fundmi Liam Payne ka dhënë një intervistë dhe ka folur për “plagët” e lëna nga koha e tij si anëtar i grupit One Direction. Këngëtari 29-vjeçar foli për emisionin radiofonik të Kolumbisë ‘W Radio’ dhe shpjegoi se si ai ka pasur një kohë të vështirë duke u përpjekur të përballet me famën e papritur që erdhi nga të qenit në grup së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.