Në kërkim nga policia, reagon për herë të parë Antonela Berisha

vovalbania August 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në kërkim nga policia, reagon për herë të parë Antonela Berisha

Antonela Berisha vijon të mbetet në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur në një restorant në Tiranë ku ajo bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën.

Pas lajmit të publikuar nga Vip Magazine ku ajo shfaqej duke reklamuar linjën e saj të veshjeve, ish-konkurrentja e Big Brother Vip ka zgjedhur të reagojë përmes llogarisë së biznesit!

Në njoftimin e bërë në Story thuhet se të gjitha postimet e veshjeve janë foto të koleksioneve të mëparshme dhe nuk janë shkrepur këto ditë.

Nga ana tjetër kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha në një konferencë se shumë shpejt do të kemi njoftimin për arrestimin e motrave Berisha.

Nuk dihet se ku jane larguar autoret e plagosjes së rëndë pas ngjarjes, teksa Klea Prenga ka publikuar mesazhin që i kanë dërguar një natë më vonë nga një numër italian.

Screenshot

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE