Surprizë/ “Big Brother VIP 4” po vjen më shpejt nga ç’pritej!
Thuhet se edicioni i katërt i reality show-t, Big Brother VIP Albania këtë sezon do të nisë më shpejt se edicionet e kaluara.
Këtë lajm sapo e konfirmoi edhe vetë producentja Sara Hoxha, nëpërmjet një postimi të pak minutave më parë në llogarinë e saj në Instagram.
Teksa puna për sezonin e ri në Top Channel ka nisur këtë mes gushti, në kafen e mëngjesit të Sarës ka një mesazh për të gjithë dashamirësit e bashkëjetesës së VIP-ave.
“Big Brother VIP 4, po vjen”, shkruhet në kafen e Sarës.
Ndërsa motorri i televizioneve ka nisur të ndizet për parapërgatitjet e sezonit të ri, për Big Brother dihet se edhe këtë sezon moderatori do të jetë Ledion Liço, pas rikthimit të sukseshëm të tij në moderim edicionin e kaluar.
Sara Hoxha si në çdo edicion do të jetë në rolin e producentes.