Vajza më e bukur në të gjitha edicionet e BBV? Fation Kuqari habit me përgjigjen

vovalbania August 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza më e bukur në të gjitha edicionet e BBV? Fation Kuqari habit me përgjigjen

Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari, ka folur së fundmi për jetën e tij private si dhe karrierën.

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, ku Lei Kraja e ka ‘ngacmuar’ me disa pyetje ‘pikante’.

I pyetur se kush është vajza më e bukur e të gjitha edicioneve të BBV, Fationi përmendi pikërisht emrin e saj, duke thënë se nëse do ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do ishte një nga vajzat më të bukura.

Pjesë nga intervista:

Lei: Në gjithë edicionet e “Big Brother VIP Albania” kush është për ty vajza më e bukur?

Fationi: Në të gjitha?

Lei: Po. Ka pasur shumë, me Beatrix, Keisi Medini…

Fationi: Edhe ti je përfolur, nëse do ishe brenda do ishe një nga vajzat më të bukura. Je përfolur goxha se do ishe te 2 dhe te 3 me sa di unë. Kështu që nëse do ishe pjesë e saj ose nëse do jesh, do jesh një nga gocat më të bukura

Lei: Po përpos meje

Fationi: Nuk më vjen ndonjë ndërmend me thënë të drejtën

Lei: Doja të dija shijet e tua. Për mua ka qenë Beatrix

Fationi: Kinge është, gocë goxha kinge

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE