Futbollisti Jude Bellingham, ambasadori më i ri i markës së njohur Louis Vuitton!

vovalbania August 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollisti Jude Bellingham, ambasadori më i ri i markës së njohur Louis Vuitton!

Futbollisti i njohur dhe mjaft i talentuar Jude Bellingham vititn e kaluar iu bashkua Kim Kardashian, Lenny Kravitz dhe Lewis Hamilton në rreshtin e parë në shfaqjen e koleksionit të veshjeve për meshkuj pranverë/verë të Louis Vuitton. I veshur me një këmishë dhe pantallona me lule krejt të zeza, lojtari i Real Madrid shtoi një shall të bardhë mëndafshi gjatë paraqitjes së tij në javën e modës.

Dhe më pas këtë verë, teksa udhëtonte për në Gjermani për Euro 2024, 21-vjeçari e zgjeroi garderobën e tij me veshje të tjera nga marka e njohur. Por këtë javë, Louis Vuitton shpalli Bellinghamin si një “Mik të Shtëpisë” zyrtar, duke e zyrtarizuar partneritetin mes të dyve.

“Është një kënaqësi e madhe të bashkohem me familjen Louis Vuitton,” tha Bellingham për British GQ. “Që kur isha i ri, më ka tërhequr gjithmonë. Jam shumë i lumtur që vazhdoj të ndërtoj një marrëdhënie me Pharrell, punën e të cilit e admiroj vërtet.”

Për emërimin e Bellingham, Williams tha:

“Jam i emocionuar të mirëpres Jude në shtëpi, personaliteti i tij karizmatik dhe ajo që ai ka arritur tashmë në udhëtimin e tij frymëzues do t’i shtojë kaq shumë komunitetit tonë LVers”, i cili përfshin njerëz si Pusha T dhe Carlos Alcaraz.

Bellingham i bashkohet listës së markës luksoze franceze pas një sezoni të parë mbresëlënës në Real Madrid që pa klubin spanjoll të fitonte tre trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve. I quajtur lojtari i sezonit në La Liga, ai është shfaqur si një kandidat kryesor për trofeun e Topit të Artë të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE