Hetimi për TEC në Roskovec/ SPAK nuk gjen prova që implikojnë kryebashkiaken, shpall moskompetencën
SPAK nuk gjeti prova që mund ta implikojnë kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi në planet për te ndërtuar Termicentralin me gaz në fshatin Suk.
Për këtë arsye SPAK deklaron për TCh se mbasi kreu verifikimet ka shpallur mos kompetencën duke ja deleguar hetimin prokurorisë së Fierit që do të duhet të vendosë nëse ka apo jo vepër penale
Majlinda Bufi u kallëzua për dy vepra penale penale dhe konkretisht për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre
Ne muajin qershor ish presidenti Ilir Meta kundërshtoi ndërtimin e TEC-it duke protestuar gati një muaj pasi çështja i ishte besuar prokurorëve të posaçëm. Kjo çështje u dorëzua në SPAK në muajin maj
Ishin banorët e fshatit Suk 1 që kërkuan angazhimin e Prokurorisë së Posaçme.
Mes të kallëzuare veç kryebashkiakes Bufi ishin edhe zyrtarë të agjencisë rajonale në Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës.//Top Channel