‘Kokë e këmbë brenda’! Kur romanca thërret, këto shenja të zodiakut nuk mendohen aspak dy herë…
Ndërsa shumë persona janë të lumtur me statusin e tyre si beqarë, duke shijuar lirinë, jetën pa kufij dhe gjithçka tjetër sipas planfikimit të tyre, ka disa të tjerë që e marrin me nxitim dashurinë dhe raportin në çift. Këtu hyn shumë dhe astrologjia. Ja shenjat e zodiakut që shquhen për të tilla vendime…
Dashi
Dashi “hidhet me kokë” në marrëdhëniet e reja! Kjo shenjë nuk ka kurrë mungesë opsionesh, pasi ata mund të ndiejnë një shkëndijë për dikë që e shohin në lokal apo e njohin gjatë pushimeve dhe menjëherë do u çojnë mesazh miqve për t’i njoftuar se janë dashuruar sërish. Të lindurit e kësaj shenje në fillim veprojnë, pastaj mendojnë për vendimet e tyre, pra me fjalë të tjera, ata injorojnë çdo flamur të kuq në një histori të re dashurie. Kjo i bën ata shumë spontanë, ndaj ka shumë shanse që të nxitojnë në krijimin e një raporti të ri në çift.
Peshorja
Peshorja nuk mendon kurrë dy herë përpara se të fillojë një lidhje të re. Ato udhëhiqen nga planeti i dashurisë dhe i bukurisë, gjë që ndikon në prirjet e tyre romantike. Ata që i përkasin kësaj shenje, kanë shumë dëshirë të ndihen të dashuruar dhe ky tipar tenton t’i vendosë ato në rrugën e shpejtë të përkushtimit. Ndërsa të lindurit e kësaj shenje janë shumë të mirë në pjesën e joshjes dhe tërheqjes ndaj njerëzve, ata nuk qëllojnë në shenjë kur vjen puna te zgjedhja e personit të duhur. Në vend që të marrin kohën e tyre dhe të bëjnë pyetje rreth vlerave dhe qëllimeve, ata gjejnë një ose dy cilësi që u pëlqejnë në një takim dhe e konsiderojnë të mbyllur si çështje.
Peshqit
Peshqit jetojnë për dashurinë! Në momentin që mbyllin sytë dhe ndiejnë një shkëndijë për dikë, ata menjëherë imagjinojnë gjithë jetën e tyre së bashku. Peshqit priren të jenë ëndërrimtarë dhe romantikë, shpesh duke e parë dashurinë përmes një lenteje idealizmi që i shtyn ata në krijimin e marrëdhënieve. Kjo shenjë uji është gjithashtu shumë empatike, që do të thotë se ata janë të mirë në krijimin e lidhjeve dhe “urave emocionale” me persona të tjerë. Peshqit kalojnë me kënaqësi 12 orë në takimin e parë me një person dhe janë më të lumtur të flenë në shtëpinë e parnerit/es sesa vetëm në hapësirën e tyre.