Pas 7 vitesh lidhje, ylli i “Fifty Shades of Grey” dhe artisti i njohur i japin fund gjithçkaje…

vovalbania August 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas 7 vitesh lidhje, ylli i “Fifty Shades of Grey” dhe artisti i njohur i japin fund gjithçkaje…

Chris Martin dhe Dakota Johnson i kanë fund marrëdhënies 7-vjeçare. Sipas Page Six, ylli i “Coldplay”, 47 vjeç dhe aktorja, 34 vjeç kanë pranuar se marrëdhënia ka mbaruar, dhe është më mirë të vazhdojnë të ndarë.

Nuk ka ende një reagim nga ana e tyre për të konfirmuar lajmet që po qarkullojnë kudo, ndërsa theksojmë se ylli i “Fifty Shades of Grey”, nuk e ka shoqëruar Martin gjatë turit evropian të grupit “Music of the Spheres”. Ajo u fotografua në Malibu, Kaliforni, në fillim të këtij muaji pa unazën e saj të fejesës.

Rikujtojmë gjithashtu se aktorja e njohur gjatë një interviste për “Bustle” ka zbuluar edhe detaje nga jeta e saj dhe raportit që ka me fëmijët e Chris, ku tregoi se:

I dua këta fëmijë sikur jeta ime të varej prej tyre, me gjithë zemër.

Aktorja ka krijuar shoqëri edhe me Gwyneth Paltrow, ish-in e Martinit dhe nënën e dy djemve.”Ne jemi mikesha shumë të mirë, unë e dua shumë atë,”-tha Gwyneth nëntorin e kaluar. “Ajo është një person i bukur dhe i mrekullueshëm”. Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë arritur të gjejnë një ekuilibër të përsosur në rolin e tyre si prindër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE