Regjimi taliban ua mohoi shkollimin mbi 1 milion vajzave afgane!
Të paktën 1.4 milion vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që kur talibanët u kthyen në pushtet në vitin 2021y “Në vetëm tre vjet, autoritetet de facto pothuajse kanë zhdukur dy dekada të përparimit të qëndrueshëm për arsimin në Afganistan dhe e ardhmja e një brezi të tërë tani është në rrezik”-tha UNESCO në një deklaratë.
Këto të dhëna janë bërë publike pasi talibanët shënuan tre vjet që kur forcat e tyre pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, më 15 gusht 2021, pasi Qeveria e mbështetur nga SHBA-ja ra dhe udhëheqësit e saj u larguan në mërgim.
Që nga kthimi i talibanëve në pushtet, gratë janë përjashtuar nga jeta publike atyre u është ndaluar të bëjnë shumë punë, u janë ndaluar parqet si dhe palestrat dhe u është ndaluar arsimi i mesëm dhe i lartë.