Të pritesh si hero në vendin tënd/Pas 2 medaljesh ari në “Paris 2024”, atletit filipinas i dhurohen të mira materiale për gjithë jetën!
Gjimnasti filipinas, 24-vjeçari Carlos Yulo, i cili fitoi dy medalje ari në Lojërat Olimpike në Paris, u mirëprit në vendin e tij si një hero me shpërblime të shumta me vlerë më shumë se një milion dollarë. Delegacioni olimpik i Filipineve në Manila u mirëprit nga shumë tifozë, si dhe presidenti i vendit, Ferdinand Marcos Junior, i cili u dha të gjithë olimpistëve nga 17,500 dollarë.
Yulo ishte i vetmi që mori 350,000 dollarë për dy medalje ari dhe 100,000 dollarë të tjera nga Dhoma e Përfaqësuesve. Dhurata për gjimnastin e madh kanë dorëzuar edhe biznesmenë të shumtë dhe kompani filipinase.
WATCH: Megaworld Corporation shows two-time Olympic gold medalist Carlos Yulo the veranda of his new P32-M residence in McKinley Hill.
Courtesy: Megaworld Corporation pic.twitter.com/Vb7kB61t13
— GMA Integrated News (@gmanews) August 14, 2024
Kështu ai mori një apartament me tre dhoma në qytetin e Taguig, dy linja avioni kryesore në vend i premtuan bileta avioni falas për gjithë jetën, teksa ai gjithashtu mori produkte të ndryshme kozmetike, ushqime falas, ëmbëlsira, ekzaminime mjekësore dhe shumë gjëra të tjera.
Platforma lokale e transmetimit i dha atij qasje të përjetshme në të gjithë përmbajtjen e saj dhe çmime të tjera erdhën nga vendlindja e tij, Manila. Yolo fitoi dy medalje të arta në Paris dhe ato konsiderohen si suksesi më i madh në historinë e Filipineve, një vend që fitoi medaljen e vetme të artë në Lojërat Olimpike deri më tani në peshëngritje në “Tokio 2020”.
WINNING ON AND OFF THE MAT 🥇🏠
Two-time Filipino Olympic Gold medalist #CarlosYulo visits his new home, a three-bedroom condominium unit at McKinley Hill in Taguig City. pic.twitter.com/L2tXhHZqnK
— latestchika.com (@latest_chika) August 14, 2024