Venecia ka nevojë për gondolierë të rinj, njihuni me kriteret!
Këshilli Bashkiak i Venecias ka njoftuar se qyteti ka nevojë për gondolierë të rinj, në një përpjekje për të siguruar që tradita gati 1000-vjeçare të vazhdojë.
Kushtet përfshijnë që kandidatët të jenë 18 vjeç e lart, të kenë arsim të mesëm, të dinë të notojnë dhe të kenë një certifikatë mjekësore që vërteton një “kushtetutë të shëndetshme dhe të fortë”, si dhe të jenë shtetas të BE-së.
Pas kësaj, vijon kursi i trajnimit Art of Gondolier, dhe është e mundur të punësoheni nëse kandidatët dëshmojnë se dinë të drejtojnë ose tregojnë potencialin për ta zhvilluar atë aftësi. Ky profesion dikur ishte ekskluzivisht mashkullor dhe kalohej nga babai tek djali dhe sot në Venecia ka gjithsej 433 gondolierë, duke përfshirë 14 gra.
Rregulla të reja janë vendosur në Venecia për të menaxhuar fluksin e vizitorëve. Eksperimentimi i biletës së hyrjes në qytet ka nisur që në muajin prill dhe synon të riorganizojë turizmin në vend, por së fundmi rregullat e reja kërkojnë të lehtësojnë jetën e atyre që jetojnë në qytet.
Janë me qindra turistë të huaj, veçanërisht amerikanë, të cilët zbarkojnë herët në mëngjes në Riva degli Schiavoni. Mirëpo, së fundmi ka guida të specializuara që parashikojnë një kufi maksimal prej njëzet e pesë personash për grup. Më pas, udhëtarët ndahen në kontigjente të vogla. Midis rregullave të reja, parashikohet edhe ndalimi në vende si ura apo shkallë, që shkakton pengesë në lëvizjen e këmbësorëve.