I përmendi ish-at, “plas sherri” mes Kiara Titos dhe ndjekësit në X (Twitter)

vovalbania August 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I përmendi ish-at, “plas sherri” mes Kiara Titos dhe ndjekësit në X (Twitter)

Kiara Tito është një figurë shumë e dashur dhe aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente të lumtura me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, Luna Mari Ejlli.

Së fundmi, Kiara ka replikuar me ndjekësit në rrjetin social X, duke dhënë një përgjigje ironike ndaj një komenti ofendues.

Një ndjekës i përmendi Kiara-s ish-partnerët, duke thënë se ajo “është e njohur vetëm për numrin e dashnorëve.” Por Kiara nuk e la këtë koment pa përgjigje dhe reagoi me ironi, duke shkruar:

“Vazhdon tudo i kthen përgjigje vetes. Nale dorën o Izet se ke kohë edhe nesër të ofendosh. Mos i harxho të gjithë fishekët sonte”.

Komentet negative nuk janë të pazakonta për personazhet e njohura, por Kiara Tito ka treguar se di të përgjigjet me maturi dhe humor edhe ndaj komenteve më të ashpra.

Reagimi i Kiara-s ka fituar mbështetjen e ndjekësve të saj, të cilët e kanë përgëzuar për qetësinë dhe ironinë me të cilën i trajtoi ofendimet, duke e kthyer situatën në favor të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE