Noizy u lirua nga burgu, si e priti Stresi lajmin nga arratia?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Noizy u lirua nga burgu, si e priti Stresi lajmin nga arratia?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//noizy-u-lirua-nga-burgu-si-e-priti-stresi-lajmin-nga-arratia.jpg)
Gjykata e Durrësit ka liruar dje nga burgu reperin Noizy, i cili ndodhej në paraburgim prej më shumë se 1 jave dhe pritej të ekstradohej në Kosovë, si i akuzuar për sherrin e bujshëm në Pejë ku u dhunua brutalisht TikTok-eri Medi Iseni.
Reperi u lirua me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të reja.
Bashkë me Noizyn, lidhur me ngjarjen u ndalua edhe 32-vjeçari, Bahtjar Bajraktarai, Dj i tij i njohur me emrin Crax. Ndërsa i përfshirë në ngjarje është edhe Stresi i cili po kërkohet nga autoritetet dhe ka bërë reagimin e parë nga arratia pasi Noizy u lirua.
Në një postim në “Instastory” ai uron reperin, ndërsa për Crax shkruan se për të do të vendosë Gjykata Themelore Pejë pasi është shtetas i Kosovës.