Salah është njeriu i rekordeve, Liverpool e nis me “këmbën” e mbarë sezonin e ri në Premier League!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Salah është njeriu i rekordeve, Liverpool e nis me “këmbën” e mbarë sezonin e ri në Premier League!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//salah-eshte-njeriu-i-rekordeve-liverpool-e-nis-me-kemben-e-mbare-sezonin-e-ri-ne-premier-league.jpg)
Sezoni i ri i Premier League ka nisur në mënyrën më të mirë për Liverpool, që arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Ipswich. Sfida ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit anglez që arriti të rezistonte pa pësuar pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë mendoi egjiptiani Salah.
Në minutan e 60’, 32-vjeçari asistoi për Diogo Jotan, i cili zhbllokoi takimin, teksa pesë minuta më vonë, Salah gjeti rrugën e rrjetës, duke u bërë kështu i pari lojtar në historinë e Premier League, që shënon gol në 9 takime hapëse. Kështu Arne Slot debuton me fitore në krye të Liverpool, duke e nisur sezonin me tre pikë, ndërsa Ipswich rikthehet në Premier League me humbje.
REZULTATI: IPSWICH 0-2 LIVERPOOL
Goli i Jota – minuta e 60-të
Goli i Salah – minuta e 65-të