Capital T kritikon Adrola Dushin pasi postoi foton krah tij

vovalbania August 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Capital T kritikon Adrola Dushin pasi postoi foton krah tij

Modelja e njohur Adrola Dushi ka ndarë për herë të parë foto me reperin Capital T, duke ndezur edhe më shumë zërat për një lidhje mes tyre.

Në rrjetet sociale, Adrola publikoi disa momente të shkëputura nga koncerti i reperit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, dhe në mes të tyre ishte dhe fotoja e shumëpritur me Capital T.

Mirëpo, duket se Capital T kishte diçka për të thënë lidhur me zgjedhjen e fotos nga modelja. Në një koment, reperi shkroi me shaka: “A sgjete foto ma t’mirë a,” duke nënkuptuar se mund të kishte pasur një zgjedhje më të mirë.

Koncerti ‘Time Capsule’ ishte i treti me radhë për Capital T dhe shënoi rikthimin e tij në skenë pas një periudhe pushimi. Përkrah Adrolës në publik, ky moment sigurisht nuk i shpëtoi vëmendjes së fansave dhe medias.

Fotot dhe komentet në rrjetet sociale vetëm sa kanë shtuar spekulimet për marrëdhënien e tyre, por për momentin, dyshja mbeten të rezervuar për të dhënë më shumë detaje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE