Emigrantët e mitur! Raporti i fundit zbulon shifrat: “Shumica e shqiptarëve të ndaluar në kufi nën 18 vjeç, udhëtojnë drejt…”!

vovalbania August 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emigrantët e mitur! Raporti i fundit zbulon shifrat: “Shumica e shqiptarëve të ndaluar në kufi nën 18 vjeç, udhëtojnë drejt…”!

Nga shqiptarët të ndaluar në kufi që nuk janë lejuar të udhëtojnë, më së shumti janë nën moshën 18 vjeç, zbulon raporti më i fundit i migracionit për 4 vite 2019-2022. Piku është shënuar në vitin 2019 me rreth 13 mijë të mitur të ndaluar, shifër e cila ka pësuar rënie të ndjeshme deri në 2022 me 55%. Por që krahasuar me 2021,  në vitin 2022 është parë një rritje e ndjeshme, nga 4000 fëmijë në rreth 6500 të mitur të ndaluar.

Ndërkaq, të dhënat e Drejtorisë së përgjithshme të kufirit dhe migracionit nënvizojnë si një ndër kanalet kryesore të emigracionit të parregullt braktisjen e fëmijëve, lënia e tyre në vendet pritëse dhe kthimi i prindërve në Shqipëri, dukuri e cila ka rritur numrin e emigrantëve fëmijë të pashoqëruar.

Në lidhje me shtetet nga të cilat janë kthyer të miturit e pashoqëruar në 4 vite, gati gjysma  46% janë kthyer nga Gjermania; 23% nga Franca dhe 7.5%; nga Britania e Madhe, Italia dhe Greqia respektivisht.

Megjithatë duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vihet re një rënie e numrit të regjistrimeve në arsimin parauniversitar të fëmijëve të kthyer, nga viti në vit.

Në vitin shkollor 2019–2020, në shkolla janë regjistruar mbi 1 013 fëmijë të kthyer nga emigracioni, një vit më vonë  janë regjistruar 24% me pak, 796 nxënës; ndërsa për vitin shkollor 2022–2023 janë regjistruar vetëm  661 nxënës, që do të thotë 42% më pak se sa në 2019.

Profili kombëtar i migracionit i miratuar parashikon që të kthyerit në moshë shkollore trajtohen me përparësi dhe u krijohen lehtësi për përfshirjen në sistemin arsimor. Në çdo fazë të vitit shkollor, zyrat vendore të arsimit parauniversitar bëjnë njësimin e dokumenteve shkollore që ata sjellin me vete dhe i regjistrojnë në shkollë.

Kur është e nevojshme, ata mbështeten edhe me program individual për gjuhën shqipe dhe për lëndë të veçanta. Në VKM rekomandohet parandalimi i fenomenit të migrimit të parregullt nga Shqipëria, duke dhënë informacione mbi rreziqet që lidhen me migrimin e parregullt dhe kërkohet përfshirja e pushtetit vendor në strukturat koordinuese dhe monitoruese për çështje migratore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE