Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si parashikohet moti për ditën e sotme](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//rikthehen-reshjet-e-shiut-ne-vend-ja-si-parashikohet-moti-per-diten-e-sotme.jpeg)
Sot moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 31 °C,
në vendet e ulëta: 23 / 32 °C,
në vendet malore: 17 / 28 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.