Blero i kërkon falje ish-partneres dhe i bën thirrje publikisht: Beba ime kthehu…

vovalbania August 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blero i kërkon falje ish-partneres dhe i bën thirrje publikisht: Beba ime kthehu…

Këngëtari i njohur Blero Muharremi i ka kërkuar familje publike ish-partneres së tij misterioze, të cilën e quan “beba”, duke i bërë apel që të rikthehen së bashku sërish.

Në mesazhin drejtuar ish të dashurës, artisti i drejtohet duke i thënë: “s’më hahet bukë prej kur ti ke ikur, më ka marrë marri të të kem prapë timen”.

Ndërsa shprehet se ajo është dashuria e saj e jetës. Blero thotë se të dy kanë faj për përfundimin e marrëdhënies së tyre, por më së shumti ish e dashura e tij.

“Spo me hahet buka prej qe ti ke ik, nuk po kam gjume duke te par nat per nat ne endrra te mija, nuk po shof motiv pa ty Aq shume me ka marr malli te te kam prape timen Je dashuria e jetes sime.. askend skam desht si ty dhe krejt edin cka kam ba une per ty Te kerkoj edhe njeher publikisht RIKTHIM BEBA JEM edhe pse edi pergjigjen tende.. Te dyt jemi fajtor dhe ti e para! Mos harro..”, shkruan Blero.

Ndërkohë Blero, në një intervistë më parë, ka treguar se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij.

45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja, e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

“Ajo e ka ikur në një udhëtim ku unë nuk kam qenë dakord, pastaj ajo ka vendosur që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way”.

Përsa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero tregoi se intervista me ish të dashurën është zhvilluar për “inatin” e ish-partneres.

“Podcasti është bërë për inat të personit tjetër”, tha këngëtari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63942 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE