Do të blejë vilë në Palasë?! Reagon Georgia Meloni?

vovalbania August 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të blejë vilë në Palasë?! Reagon Georgia Meloni?

“Aboslutisht nuk është e vërtet”. Kështu shprehet Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, lidhur me lajmet e përhapura se ajo po bëhej gati të blinte një vilë në Palasë. Lajmi u publikua nga mediat italiane, por në një reagim të kryeministres së Italisë, ajo mohon gjithçka.

Një tjetër çështje që ka shqetësuar prej disa orësh pushimet e kryeministres, është pikërisht ideja se ajo mund të tundohet për të blerë një vilë buzë detit në Shqipëri.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”-citon gazeta kryeministren italiane. Pak ditë më parë gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.

Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën. Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE