“Duke e njohur shoqen time…”, Liesa tregon se pse në fillim të marrëdhënies së tij me Kiarën, nuk e ka pëlqyer Luizin
Liesa Haxhiasllani ka dhënë së fundmi një intervistë për “Bordo” ku ndër të tjera ka folur edhe për raportin e saj me Luizin, partnerin e shoqes së ngushtë, Kiarës.
Ajo shprehet se në fillim mund ta ketë gjykuar ndryshe karakterin e Luizit përmes ekranit por sot ata takohen dhe kanë marrëdhënie shumë të mira.
Pjesë nga intervista:
Pse partneri i shoqeve të ngushta në fillim të marrëdhënies nuk na pëlqen? Të ka ndodhur me Luizin?
Ka ndodhur, jo që të vendos unë a më pëlqen a s’më pëlqen por thjesht është ai mendimi i parë që duke njohur karakterin e shoqes tënde më mirë thua: po sikur të ketë këtë tipar, po sikur të ketë atë tipar. Por kur e njeh nga afër personin tjetër patjetër që ndryshon mendim. Se është ndryshe të njohësh partnerin e mikeshës tënde nga ekrani, është ndryshe ta njohësh atë nga afër.
Po tani çfarë marrëdhënie keni?
Marrëdhënie shumë të mirë saherë na bie rasti të takohemi.