Koreano-jugorët protestojnë kundër manovrave të përvitshme ushtarake me SHBA!

vovalbania August 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreano-jugorët protestojnë kundër manovrave të përvitshme ushtarake me SHBA!

Disa dhjetra koreano-jugorë kanë protestuar sot kundër manovrave të përvitshme madhore ushtarake të vendit të tyre me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, që konsiderohen si provokim nga Korea e Veriut dhe Kina. Protesta u organizua nga grupimi SPARK (Solidariteti për Paqen dhe Bashkimin e Koresë) i cili bën fushatë kundër prezencës së ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.

Manovrat e përbashkëta ushtarake Ulchi vazhdojnë deri më 29 gusht dhe kanë si objektiv “pëmbajtjen e Veriut” që raportohet se mund të ketë armë bërthamore, ashtu si dhe kundër sulmeve kibernetike, shkruan rrjeti AFP.

Manovrat detare nisën sot dhe raportohet se forcojnë kapacitetet e qëndrimit dhe sprapsjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Në manovrat e sivjetshme përfshihen 19,000 trupa ushtarake koreano-jugore, topësore, detare e ajrore, si dhe në fushat e kibernetikës e hapësirës, tha ministria koreane, e cila nuk jepte shifra për pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane. Peniani muajt e fundit ka fluturuar ballonë me mbeturina në anën jugore të kufirit dhe ka tentuar zhurmues për sinjalet GPS të Seulit, si pjesë e fushatës anti-qeveritare.

Edhe mediat kroeano-veriore dënonin dje manovrat ushtarake si “të rrezikshme dhe provokuese”. Kim Myung-soo, kreu i ushtrisë Jugore tha se Peniani “do të përdorë manovrat si pretekst për provokime”, shkruan rrjeti AFP. SHBA mban të stacionuar në Korenë e Jugut rreth 30 000 trupa ushtarake ‘për ta mbrojtur nga Korea e Veriut’, qe pas luftës që ndau dy Koretë në 1953.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63969 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE