Arbana Osmani do të zërë vendin e saj në BBVK? Reagon për herë të parë Jonida Vokshi
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Arbana Osmani do të zërë vendin e saj në BBVK? Reagon për herë të parë Jonida Vokshi](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//arbana-osmani-do-te-zere-vendin-e-saj-ne-bbvk-reagon-per-here-te-pare-jonida-vokshi.jpeg)
Ndërsa mësohet se BBVK po bëhet gati për edicionin e tretë, ku disa lista personazhesh që thuhet se do të jenë banorët e rinj janë bërë publike (të pakonfirmuar), po aq interes ka edhe për të ditur nëse Alaudini dhe Jonida do të jenë sërish moderatorët e këtij edicioni.
Aludimet u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.
Këtë lajm si gjithnjë moderatorja Arbana Osmani, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, megjithatë hodhi dyshime se mund të jetë e vërtetë.
Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.