Dhunuan barbarisht Klea Prengën, sekuestrohen makinat e Antonela Berishës dhe të motrës! Ku dyshohet se fshihen?
Detaje të reja zbulohen nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela. Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur. Zyrtarisht sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit, por ndodhen në Shqipëri.
Gjithashtu mësohet se Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal.
Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.