Plagosja në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja, si e mësoi polici tradhtinë e gruas me 45-vjeçarin, u njohën në punë dhe..

vovalbania August 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plagosja në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja, si e mësoi polici tradhtinë e gruas me 45-vjeçarin, u njohën në punë dhe..

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e 19 gushtit në Tiranë, ku efektivi i policisë (jashtë shërbimit) Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se arsye për këtë konflikt është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Mësohet se bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.

Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE