“Sa herë mërzitesha prej tyre që të shanin në mënyrën më c’njerëzore….” fjalë për nënën, reagon sërish Stresi!
Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet e Kosovës për incidentin në Pejë. Sot ai ka publikuar dy shkrime të gjata, në të cilat kërkon falje nga prindërit për situatën në të cilën ndodhet dhe nga njerëzit që i ka besuar dhe i ka ftuar në shtëpi si miq, por që më vonë e kanë sharë pas shpine.
Jetove si kral pa të hy therra në këmbë. Kalove mijëra sfida në jetë dhe prap ja ku je. Dosja Xhungell. Ghost Daddy. Mbylle hasmëri, kudo nga jugu në veri ndihmove. Dhe sot ata që shkelin mbi emrin tënd dhe të ofendojnë ty sepse je babai im. A e din pse? Sepse ata s’patën kurrë një baba sic e kam unë dhe njerëzit ziliqarë, janë njerëzit më të poshtër në planet. Por të premtoj se vetë zoti i madh ka me i vënë në dorë sepse s’janë burra. Po janë… dhe nuk jam brezi jot po është koha e gabume dhe brezi më i dhjerë i shqiptarëve
-shkruan ai.
Ndërsa për ty nëna ime të kërkoj 100 herë falje, 1000 herë më fal që ti u përkujdese për ta si për mua, më fal që u lave brekët me m** shokëve të mi, më fal që edhe gatove bukë për ta, i hekurose. Sa herë mërzitesha prej tyre që të shanin në mënyrën më c’njerëzore më thoje, u kam lënë allahun djali jem, ai e di më së miri.
Dhe më pas bën thirrje:
I bëj apel të gjithëve TikTok-erave, Instagram-sa a ca jeni ju: në qofshi burra e keni dalë në këtë jetë prej një femre mos prekni në familje por në qofshi burra merruni personalisht me atë njeri. Cfarë faji ka familja. Zoti ja u bekoftë familjen të gjithëve