Tragjike! Ish-polici i burgjeve gjendet i varur para kishës…

vovalbania August 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike! Ish-polici i burgjeve gjendet i varur para kishës…

Një incident tragjik ka ndodhur në fshatin Kostar të Bashkisë Finiq, ku një ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur. Trupi i pajetë i 34-vjeçarit u gjet në portën e Manastirit të fshatit, rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, nga një qytetar që po shkonte për të ndezur një qiri.

Personi që e gjeti trupin ka lajmëruar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Postës së Policisë në Livadhja, të cilët po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e këtij ngjarjeje të rëndë.

Aktualisht, hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij akti të tragjik dhe për të hetuar nëse kishte ndonjë arsye të mundshme që mund të kishte kontribuar në këtë ngjarje. Në të njëjtën kohë, autoritetet po shqyrtojnë informacionet dhe ndihmojnë në mbledhjen e fakteve për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij rasti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE