U njohën në “Love Island”, ndahen pas 5 vitesh çifti i njohur!

vovalbania August 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U njohën në “Love Island”, ndahen pas 5 vitesh çifti i njohur!

Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury njoftuan së fundmi fansat se janë ndarë pas pesë vitesh së bashku. Boksieri i famshëm ka folur për akuzat për tradhti pas disa thashethemeve që u përhapën. Çifti, që u njoh në vilën e ‘Love Island’ në vitin 2019, bënë postime në rrjete sociale duke ndarë lajmin që ata ishin ndarë. 25 vjeçarja tha në një deklaratë:

Kurrë në një milion vjet nuk kam menduar ndonjëherë se do të më duhej ta shkruaja këë. Pas pesë vitesh së bashku, nuk e imagjinoja kurrë se historia jonë do të përfundonte, veçanërisht në këtë mënyrë. Jam jashtëzakonisht e mërzitur të njoftoj se lidhja ime dhe Tommyt ka marrë fund. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për gjënë më të rëndësishme për mua tani dhe gjithmonë, vajzën time të bukur. Pa ne nuk do të ishte ajo, ajo do të jetë gjithmonë prioriteti im. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për dashurinë që na keni treguar gjatë pesë viteve të fundit. Ju të gjithë keni qenë pjesë e rrugëtimit tonë dhe e ndjej se është e drejtë ta ndaj këtë me të gjithë ju. Ju lutem, respektoni privatësinë time gjatë kësaj kohe të vështirë

Tommy më pas ndau një deklaratë të tijën, ku tha: “Jam i mërzitur që Molly dhe unë kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë. Pesë vitet e fundit na kanë bërë që të kemi vajzën tonë të bukur, Bambi dhe unë do t’i jem përgjithmonë mirënjohës Molly-t. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe privatësinë e familjeve tona ndërsa po kalojmë në këtë kohë të vështirë”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE