Parashikimi i motit për ditën e sotme, e mërkurë, 21 gusht!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës shtim të vranësirave mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore lindje e juglindje. Reshjet e shiut me intensitet të ulët (në formë pikash) pritet të jenë prezente nga orët e mesditës deri pasdite në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet kodrinore-malore kryesisht në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijë bregdetare e kryesisht në atë jugor pas orëve të mesditës lugina e male fiton shpejtësi deri 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen:
Shkodër 15/33°C
Diell re shi
Kukës 19/34°C
Diell re shi
Lezhë 21/34°C
Diell re shi
Dibër 16/32°C
Diell re shi
Durrës 20/36°C
Diell re shi
Tiranë 22/36°C
Diell re shi
Elbasan 18/36°C
Diell re shi
Berat 18/36°C
Diell re shi
Vlorë 20/34°C
Diell re shi
Korçë 15/30°C
Diell re shi
Gjirokastër 19/36°C
Diell re shi
Sarandë 20/35°C
Diell re shi