U paraqit si një “aristokrate e rreme” duke mashtruar biznese të ndryshme, çfarë po ndodh me fatin e Anna Delvey?
Gjykata amerikane i ka dhënë leje Anna Delvey-t që t’i rikthehet rrjeteve sociale. Delvey u burgos në vitin 2019, pasi u paraqit si një “aristokrate e rreme” duke mashtruar biznese të ndryshme duke përfituar 200 mijë dollarë. Historia e saj, jo e pazakontë, vërshoi mediet amerikane, duke bërë që edhe platforma Netflix të realizojë një serial mbi këtë të titulluar “Inventing Anna”.
Kur doli nga burgu, Anna Delvey, emri i vërtetë Anna Sorokin u vu në arrest shtëpiak nga gjykatat e imigracionit, ndërsa priste të zbulonte nëse do të lejohej të qëndronte në SHBA ose nëse do të deportohej në Gjermani. Përveç që i vendosën një monitor në kyçin e këmbës, gjykata ia ndaloi të postonte në internet.
Vitin e kaluar, avokatët e saj thanë se kufizimet nuk shërbejnë absolutisht për asnjë qëllim në zbutjen e çdo rreziku udhëtimi jashtë vendit ose kërcënimi për komunitetin që zonja Sorokin mund të paraqesë dhe të shkelë qartë të drejtat e saj kushtetuese. Tani, Page Six raporton se gjykata i ka dhënë lejen dhe ajo do t’u kthehet rrjeteve sociale të premten në mbrëmje.