Vajza e Majlinda Bregut shijon pushimet luksoze, zbret nga makina me çmimin marramendës
Vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu, Kejda, është fotografuar duke shijuar pushimet luzoze në Monaco.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo është parë duke dalë nga një makinë “Rolls-Royce Cullinan”, çmimi i të cilës arrin deri në gjysmë milion euro.
Sipas pamjeve, ajo është veshur me “luks” nga koka tek këmbët. Gjithashtu për të kompletuar stilin e saj, Kejda mban në dorë një “Hermes Birkin Epsom 30” që kushton rreth 16 mijë dollarë.
RPReplay_Final1724273703
Ajo është e shoqëruar nga partneri i saj, me të cilin në prill të këtij viti e bëri zyrtare lidhjen, por nuk e ka bërë me dije identitetin e tij.
Sipas asaj që komentojnë fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale, i dashuri i Kejdës është me origjinë nga qyteti i Burrelit.