Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e orë të plota me diell por pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatar nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet e larta malore në lindje e juglindje. Vranësirat hera – herës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët (në formë pikash).
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare, lugina e male fiton shpejtësi deri 10-12, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen:
Shkodër 22/36°C
Diell pak re
Kukës 18/32°C
Diell re
Lezhë 22/35°C
Diell pak re
Dibër 16/31°C
Diell re
Durrës 21/35°C
Diell
Tiranë 22/34°C
Diell
Elbasan 21/33°C
Diell re
Berat 18/34°C
Diell pak re
Vlorë 21/33°C
Diell
Korçë 16/28°C
Diell re
Gjirokastër 19/33°C
Diell pak re
Sarandë 20/33°C
Diell